Nga e diela temperaturat sërish mbi 30 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse.”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Nga dita e diele e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius./GazetaSinjali

Read Previous

Miu futet në kuvend, deputeti hip me gjunjë në karrige nga frika (VIDEO)

Read Next

​Miratohet në parim projektligji për infrastrukturën kombëtare të informacionit hapësinor