Nga bujqësia te arsimi, nënshkruhen 3 marrëveshje mes Turqisë dhe Shqipërisë

Gjatë vizitës së presidentit turk Recep Tayip Erdogan në Tiranë janë nënshkruar tre marrëveshje mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Konkretisht, në fushën e sigurimeve në bujqësi, në fushën e arsimit për çeljen e programeve të studimit dhe një në fushën e marrëdhënieve më publikun.

Marrëveshja e parë është deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

E nënshkruar kjo nga Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe homologu turk Ibrahim Yumakli.

I dyti është  protokolli ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Nënshkruar nga Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit dhe Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

Ndërkohë, marrëveshja e tretë është Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Kjo e fundit është nënshkruar nga Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim dhe Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë./Albanianpost.com

Read Previous

‘Derby d’Italia’ për transferimin e Daniel Maldinit

Read Next

Rooney për Liverpool: Duken shumë të vështirë për t’u mundur