Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të mërkurën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe disa prej tyre kanë kërkuar masa ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Sipas burimeve diplomatike të BE-së, raporton Radio Evropa e Lirë masa duhet vënë Serbisë edhe nëse dëshmohet roli i Serbisë në dërgimin e armatimit në territor të Kosovës, i gjetur së fundi nga Policia e Kosovës në Veri.
Çka ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Veri?
Në fshatin Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.https://s0.2mdn.net/sadbundle/13091395678719453635/EccomOffer_iqos-originalduo-300×250/index.html?ev=01_250
Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.
Nga gjuajtjet me armë zjarri, katër terroristë u vranë dhe tetë janë arrestuar, ndërkaq prej katër prej tyre u morr vendim që të lirohen të mërkurën pasi për të njëjtit është thënë se nuk pati prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në këtë rast.
Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë.
Më 26 shtator, Sveçla publikoi edhe një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiçi i armatosur në Banjskë.
Lista Serbe partia që ka mbështetjen e Beogradit e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiçit. /Albanianpost.com