Nga Allegri te refuzimi i Guardiolës dhe e ardhmja, rrëfehet Paul Pogba

Paul Pogba ka diskutuar për të ardhmen e tij, pse mendon se Max Allegri duhet të shkojë në Premier League dhe konfirmon se ai refuzoi Pep Guardiola-n për Juventus-in.

Mesfushori theu heshtjen e tij me një seri intervistash për disa media të ndryshme, duke përfshirë “Sky Sports UK”, “ESPN” dhe “La Gazzetta dello Sport”.

Ai u pyet për trajnerët me të cilët ka punuar, veçanërisht pasi Antonio Conte është rikthyer në Serie A për Napoli-n.

“Antonio është shumë i fortë taktikisht. Një herë kundër Parma-s, ai po i jepte Chiellini-t udhëzime për të bërë një pasim ‘brenda’, por ai bërtiti aq fort sa kundërshtari e dëgjoi, e ndërpreu dhe shënoi gol”, tregon Pogba.

“Isha shumë i impresionuar nga Conte, sepse ai kërkoi falje që ne e pranuam atë (golin)”, tha ai.

Një tjetër nga ish-trajnerët e tij të Juventus-it është Allegri, i cili aktualisht është pa punë, por ka qenë i lidhur me Manchester United-in.

“Gjithmonë i kam thënë Allegri-t se një fanellë nuk i mjaftonte. Ne organizuam një darkë lamtumire kur ai u largua nga Juve dhe ai pagoi për gjithçka”, vijon francezi.

“Unë do ta shihja Max-in duke bërë mirë kudo, por unë nuk jam agjenti i tij: shpresoj se ai do të përfundojë në Angli”, thekson mesfushori.

A do të ishte e mundur të shihej Pogba në Serie A me dikë tjetër përveç Juventus-it, për shembull me Milan-in e mikut të tij të vjetër Zlatan Ibrahimovic?

“Ibra është një legjendë, ai mund të sjellë shumë për kuqezinjtë me përvojën e tij, por Zlatan e di se unë jam nën kontratë me Juventus-in”, tha ai.

“Nga sot është e pamundur, nuk e shoh veten me asnjë fanellë tjetër. Fokusi im është të rikthehem në fanellën e Juventus-it”, shton Pogba.

Patrice Evra sugjeroi që Pogba mund të luante për Olympique Marseille së bashku me ish-mesfushorin e Juventus-it, Adrien Rabiot.

“Xha Pat e di situatën time, vetëm bënte shaka se është shok me Benatia-n. Nuk jam i befasuar të shoh Rabiot-in te Marseille, por për të qenë i sinqertë prisja që ai të shkonte në Angli”, thotë Pogba.

Duke parë të kaluarën, ky është qëndrimi i tij i dytë i ndryshëm në Torino me “Zonjën e Vjetër” dhe kur u largua për herë të parë në 2016, Pogba dhuroi ora luksoze për të gjithë shokët e tij të skuadrës dhe stafin e klubit. A do ta bënte përsëri atë?

“Nuk dua të mendoj të them lamtumirë Juventus-it tani. Në përvojën time të parë me bardhezinjtë, kisha fituar tituj dhe fillova të luaja për Francën. Isha i ri dhe e ndjeja në zemër nevojën për t’ua shpërblyer me atë gjest”, tha mesfushori.

“La Gazzetta dello Sport” pyeti nëse ishte e vërtetë që në të kaluarën Pogba kishte refuzuar mundësinë për të punuar me Guardiola-n që të mund të qëndronte te Juventus-i?

“Po, kjo është e vërtetë”, tregon ai.

Me cilin trajner tjetër do të donte të punonte?

“Sir Alex Ferguson. E kisha vetëm për pak kohë dhe isha shumë i ri”, përfundon Pogba, mesfushori i cili pas uljes së dënimit për doping nga katër vite në 18 muaj, pritet të rikthehet në aksion në fundin e sezonit. /Albanianpost.com

Read Previous

Taksë për fluturuesit e shpeshtë, zgjidhje për të ngadalësuar ngrohjen globale?

Read Next

Nga ushqyerja e kontrolluar te seanca stërvitore ditën e ndeshjes, ja 10 rregullat e forta të Flick te Barcelona