Masat e reja anti covid të miratuara nga Qeveria e Kosovës do të gjejnë zbatim që nga dita e sotme datë 20 gusht e deri me 1 shtator. Njëra ndër masat e aplikueshme është edhe parandalimi i mbledhjeve, tubimeve edhe dasmave. Për këtë vendim, të shqetësuar janë pronarët e lokaleve dhe restoranteve, ku shumë prej tyre nuk e kanë mirëpritur një vendim të tillë. Dy prej tyre të cilët janë pronarë të restoranteve President dhe Royal Kalaja janë shprehur se një vendim i kësaj natyre ishte vendim i shpejtë dhe se qeveria duhej ti njoftonte më heret për këto ndryshime dhe të njejtit të ishin më të përgatitur. https://www.syri-vision.tv/
Përkundër faktit që rastet aktive me covid 19 nga dita në ditë kanë shënuar rritje, këtë vendim disa qytetarë nuk e kanë mirëpritur mire, sepse mund të ketë shkëputje të marrëdhënies së punës me shumë prej punonjësve të cilët kanë punuar në sektorin e gastronomisë. Dhe në një situatë të tillë është vështirë edhe të mbetetesh pa punë janë shprehur ata. https://www.syri-vision.tv/
Mirëpo ka edhe qytetarë të tjerë të cilët apelojnë që secili të ketë kujdes më të shtuar duke u përpjekur të mbrojnë veten dhe të tjerët në kohë të tilla kur situata epidemiologjike vazhdimisht po ndryshon.https://www.syri-vision.tv/