Nga 1 nëntori nxënësit shkojnë në pushim vjeshtor për tri ditë

Me kalendarin e vitit shkollor 2023/24, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka planfikuar që nxënësit të kenë pushim vjeshtor për tri ditë.

Siç thuhet në vendim, nxënësit do të nisin pushimin vjeshtor më 1 nëntor dhe do të përfundojnë më 3 nëntor.

Muaj më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci kishte njoftuar se risi për këtë vit shkollor do të jetë pushim vjeshtor.

“Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”, kishte deklaruar Nagavci.

Ndryshe, pushimi dimëror për nxënësit do të filloj më 15 janar 2024 dhe do të mbarojë më 23 janar 2024./Telegrafi/

Read Previous

​Behramaj: Bastisja e sotme është vazhdim i gjuetisë kundër fjalës së lirë

Read Next

KMDLNj: E dënojmë fuqishëm largimin e minatorëve grevistë nga puna