Nga 1 janari nuk mund të zhdoganohen veturat më të vjetra se viti 2014

Duke filluar nga 1 janari 2024 nuk do të mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një postim në Facebook.

Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj e cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

Mbështetësit e ligjit kanë thënë në atë kohë se veturat e vjetra e ndotin ambientin, kryesisht përmes lirimit më të madh të gazrave.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro shoferi

Read Next

Woelk: Njohja e Kosovës duhet të jetë pika e parë e dialogut, Serbia të sanksionohet