New York-u e ka tejkaluar Hong Kong-un duke u bërë qyteti më i shtrenjtë në botë për emigrantët.
Rritja e qirave “deri në qiell” bëri që Singapori gjithashtu të vendoset në pesëshen e parë, sipas një studimi të ri.
Lajmi u bë i ditur nga kompania amerikane “Bloomberg”.
Rritja e inflacionit dhe rritja e kostove të akomodimit u përmendën si arsyet që New York-u kryesonte renditjen e kostos së jetesës së ECA International për vitin 2023.
Gjeneva dhe Londra mbetën respektivisht në vendet e treta dhe të katërta.
Singapori u ngjit nga vendi i 13-të vitin e kaluar për të hyrë në top pesëshen për herë të parë.
Kjo lëvizje parashikon një prirje të përgjithshme midis qyteteve aziatike të rrëshqitjes poshtë renditjes.
Pjesërisht ajo i atribuohet normave më të ulëta të inflacionit në krahasim me rajonet e tjera.
Rritja e qendrës financiare të Azisë Juglindore “ishte kryesisht për shkak të rritjeve të mëdha në kostot e akomodimit”, tha Drejtori Rajonal i ECA International për Azinë, Lee Quane.
Rritja e kërkesës për shtëpi me qira, pjesërisht e nxitur nga lehtësimi i mëhershëm i kufizimeve të COVID-19 në krahasim me vendndodhjet e tjera kyçe në rajon, nuk u përputh me rritjet përkatëse në ofertën e akomodimit.
Rritja më e madhe e vitit ishte Stambolli, i cili u ngjit me 95 vende në vendin e 108-të, pas një rritjeje prej 80 për qind të çmimeve të nxitur nga politikat ekonomike të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, sipas raportit.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se qiratë në Dubai u rritën me pothuajse një të tretën nga fluksi i emigrantëve rusë, duke e çuar qytetin në vendin e 12-të.
Ndërsa shumica e qyteteve evropiane u rritën në renditje, qytetet norvegjeze dhe suedeze ranë me valuta të dobësuara dhe qytetet franceze ranë me norma më të ulëta inflacioni krahasuar me vendet e tjera të BE-së.
Qytetet kineze ranë në renditje për shkak të ndikimit të një monedhe më të dobët dhe normave më të ulëta të inflacionit në krahasim me vendet e tjera
Renditjet për të gjitha qytetet amerikane u rritën për shkak të dollarit të fortë dhe inflacionit të lartë, me San Francisko që hyri në top 10.
ECA International analizon koston e mallrave dhe shërbimeve të konsumit, duke marrë parasysh kostot e qirasë në zonat e banuara zakonisht nga emigrantët, për të renditur 207 qytete në 120 vende dhe territore anembanë botës. /Albanianpost.com