Nevojë e madhe për gjak në repartin e transfuzionit të gjakut

Dhurimi i gjakut është një proces i vazhdueshëm dhe nevojë e domosdoshme për plotësimin e kërkesave të pacientëve në repartin e transfuzionit të gjakut në Gjakovë. Këtu edhe sot kishte nevojë për furnizim të sasisë së gjakut pothuajse në të gjitha grupet. Mjeku Jeton Zenuni tregon për televizionin Syri sfidat që shoqërojnë përditshmërinë e tyre.

Ai tregoi gjithashtu se kush mund të dhurojë gjak dhe sa e dobishme është për shëndetin, dhurimi i tij.

Ndërsa mjeku në repartin e transfuzionit të gjakut i cili ndodhet në spitalin e përgjthshëm “Isa Grezda” në Gjakovë lut qytetarët që të bëhen dhurues aktiv të gjakut sepse  në të njëjtën kohë shpëton jetën e të tjerëve dhe është e dobishme për  vet shëndetin e dhuruesit të gjakut.

Read Previous

Haradinaj: UEFA duhet ta respektoj Kosovën

Read Next

​Marrëveshja për targa, MPB deri më tani lëshon mbi 6 mijë stikersa