Neville kritikon përsëri Ronaldon

Ish-futbollisti i Manchester United-it, Gary Neville, e ka kritikuar përsëri Cristiano Ronaldo-n.

Ky i fundit kishte shprehur zemërimin dhe zhgënjimin e tij ndaj mediave për raportimin e vazhdueshëm të pasaktë për të në lajme.

Ai gjithashtu tha se do të flasë vetë rreth së ardhmes së tij në një intervistë, e cila do të bëhet në javët e ardhshme.

“Ata do ta dinë të vërtetën kur të jap një intervistë pas nja dy javësh. Mediat thonë gënjeshtra. Unë kam një fletore dhe në muajt e fundit nga 100 lajmet që bëra, vetëm 5 ishin të drejta. Imagjinoni si është”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

Lidhur me këtë intervistë ka reaguar Neville, i cili e ka këshilluar ish-shokun e tij të skuadrës që të qartësohet sa më parë.

Ai shkroi në Tëitter: “Pse lojtari më i madh i të gjitha kohërave (për mendimin tim) duhet të presë dy javë për t’u treguar tifozëve të Manchester United të vërtetën?”

“Çohu tani dhe fol. Klubi është në krizë dhe ka nevojë për liderë për të udhëhequr. Ai është i vetmi që mund ta qetësojë këtë situatë që është në klub”, shkrun Neville.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të largohet nga “Old Trafford” pas dështimit të Manchester United-it për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

“Djajtë e kuq” fillimisht refuzuan ta shesin portugezin, duke këmbëngulur se ai duhet të qëndrojë deri në fund të kontratës e cila skadon në vitin e ardhshëm.

Edhe trajneri i klubit anglez, Erik ten Hag, ka pranuar se skuadra e tij do të ishte më mirë pa sulmuesin 37-vjeçar, i cili planifikon të tregojë anën e tij të historisë së trazuar në javët e ardhshme.

Ronaldo u lidh me një mori klubesh si: Bayern Munich, Chelsea, Barcelona, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain, Roma, Napoli, Sporting Lisbona dhe së fundmi me Interin dhe Milanin.

Megjithatë, golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madrid-it ka dështuar të gjej një klub të ri dhe sipas mediave të huaja e gjithë kjo ka ardhur si shkaku i refuzimit të klubeve për të nënshkruar me Ronaldo-n.

Portugezi dhe klubi i tij e kanë nisur në mënyrën më të keqe sezonin në Premier Leauge, ku në dy ndeshjet e para pësuan dy humbje, nga Brighton 1:2 dhe nga Brentford me rezultat 4:0.

Kujtojmë që në vitin e parë Ronaldo ka shënuar 24 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat, në të cilat ka dhënë edhe tre asistime. /Albanianpost.com

Read Previous

Trotuaret e zëna, sfidë e përditshme e banorëve në lagjen e Gërqarëve

Read Next

Duel gjigantësh anglezë për transferimin e Aubameyang