“Netflix” ka publikuar trailerin e tij të parë të një miniseriali të bazuar në jetën e legjendës së Formula 1, Ayrton Senna da Silva, i cili do të publikohet në nëntor.
Traileri i ri i Senna-s u shpërnda nga “Netflix”, me fjalët “Asgjë nuk lëviz më shpejt se një jetë. Senna, seriali i kufizuar për shoferin e destinuar të jetë një hero”.
Ndërsa bazohet në jetën e brazilianit të famshëm që fitoi tre tituj botërorë në Formula 1, është projekti i parë i kompanisë me skenar për sportin me personazhe të dramatizuar në krahasim me pamjet arkivore të parë në filmin dokumentar të vitit 2010, fitues i Bafta.
Miniseriali i shumëpritur me gjashtë episode është prodhuar në Brazil dhe thuhet se është kryesisht në portugalisht. Drejtuar nga Vicente Amorim dhe bashkëdrejtuar nga Julia Rezende, u realizua me mbështetjen e organit qeverisës të F1 dhe në partneritet me familjen e Senna-s.
Sipas faqes “Tudum” të “Netflix”, e cila është “krijuar dhe e dedikuar për fansat” duke ofruar lajme, njohuri dhe përditësime nga brenda selisë së “Netflix”, seriali tregon “udhëtimin e Senna-s me triumfe, zhgënjime, gëzime dhe pikëllime, duke zbuluar personalitetin dhe marrëdhëniet e tij personale”.
Është një ministerial që duhet parë, sidomos për ata që pëlqyen dokumentarin e Formula 1: “Drive to Survive” kur u publikua pesë vjet më parë.
Senna do të luhet nga Gabriel Leone në rolin e protagonistit me të njëjtin emër, Ayrton Senna, ndërsa Matt Mella luan shokun e tij të skuadrës te McLaren dhe rivalin e hidhur Alain Prost dhe drejtori i ekipit të McLaren, Ron Dennis luhet nga Patrick Kennedy.
Prindërit e Senna-s, partnerët, miqtë, familja dhe figura të tjera të jetës reale, luhen nga një sërë aktorësh të talentuar brazilianë në produksionin kryesisht në gjuhën portugeze.
Nga ditët e tij të hershme në pistë, përmes momenteve kryesore të karrierës, si kur fitoi për herë të parë në qytetin e tij të lindjes, deri në aksidentin tragjik në Imola, Itali, gjatë Çmimit të Madh të San Marinos në vitin 1994, miniseriali dramatizon, për herë të parë, momentet kyçe të jetës së Ayrton Senna-s. /Albanianpost.com