Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Mos na testoni, do ta paguani shtrenjtë

Ndërsa lideri i Hezbollahut po fliste në Liban, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi grupin që të mos e testonte Izraelin dhe paralajmëroi se do ta “paguante shtrenjtë” nëse e bënte këtë.

“I them armiqve tanë në veri mos na testoni, do ta paguani shtrenjtë”, tha kryeministri i Izraelit.

Ai tha gjithashtu se nuk do të ketë armëpushim në Gaza derisa Hamasi të lirojë më shumë se 240 pengje izraelite.

“Izraeli refuzon një armëpushim të përkohshëm që nuk përfshin kthimin e pengjeve tona,” tha ai.

Netanyahu shtoi se forcat e vendit po veprojnë me forcë të plotë në të gjitha frontet. /abcnews.al

Read Previous

Blinken: Duhet bërë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë

Read Next

Regjistrimi i veturave me targa “RKS”, MPB njofton se qendrat në veri do të punojnë edhe të shtunën