Netanyahu dhe Trump takohen së shpejti në SHBA

Credit: Reuters

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, ranë dakord gjatë një bisede telefonike sot që të zhvillojnë një takim në SHBA në një të ardhme të afërt, njoftoi zyra e Netanyahut.

Sipas deklaratës, Netanyahu e uroi presidentin Trump për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, duke ritheksuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Kryeministri izraelit e përshkroi SHBA-në si një garant të lirisë globale, thuhet më tej në njoftim.

Marrëdhëniet mes Netanyahut dhe Trumpit kishin shfaqur tensione gjatë luftës me Iranin, pasi dy liderët dukeshin se kishin qëndrime të ndryshme mbi mënyrën se si duhej vepruar në rajon.

Zyra e Netanyahut nuk bëri të ditur një datë për takimin mes tyre. /ATSH-DPA/

Read Previous

Argjentina mposht Cape Verde pas vazhdimeve, siguron 1/8 e finales

Read Next

Princi William: Mbreti Charles III e urren futbollin