Këtë të premte, në Zyrih do të hidhet shorti i raundit kualifikues të Kupës së Botës 2026. Një ceremoni që do të mbahet në orën 12:00.
Koka të grupeve do të jenë kombëtare si Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, njëra prej të cilave do të jetë edhe kundërshtarë për kuqezinjtë. Nga vazo e dytë, Shqipëria mund të peshkojë sërish kombëtare si Ukraina e Çekia, të cilët ishin rival në Ligën e Kombeve për kuqezinjtë, ndërsa janë edhe ballkanasit e Serbisë, apo edhe Greqisë.
Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në Mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në Mars 2026. Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Ligës së Kombeve dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur apo zbritur nga divizioni do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A dhe F.
Botërori i vitit 2026 do të luhet nga 11 Qershori deri më 19 Korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. /tvklan.al