Nesër mbahet koncerti “Ditët e Pranverës” nga ansambli i qytetit të Gjakovës

Po bëhen pergatitjet finale nga grupi i këngëve dhe valleve të qytetit të Gjakovës për koncertin e ditës së nesërme, në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”. Paraqitjen e tyre profesionale do ta kenë mundësinë ta ndjekin gjithë dashamirët e muzikës së mirëfilltë qytetare shqipe.

Të performosh para artdashësve të qytetit tim, është emocion I veqantë, thotë solisti Gentian Gojani

Ndërkaq Vegim Furra tha se pergatitjet intensive të bera tash e disa muaj urojmë të pelqehen edhe  nga publiku.

Koncerti “Ditët e Pranverës” tashme është shndërruar në traditë tash e tri vite më parë.

Read Previous

Bie numri i pacientëve që po trajtohen nga Covid-19

Read Next

Po kryhen punime në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Cërmjan – Gjakovë