Në mungesë të kuorumit, sot është pamundësuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e paraparë në ora 13.00.
Megjithatë, në bazë të kompetencave, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare nesër.
”Nesër Kuvendi mblidhet në seancë plenare
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit. Rrjedhimisht, kryetari Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë nesër, për të vijuar me trajtimin e pikave të mbetura nga seancat e 8 dhe 14 shkurtit”.
/klankosova/