Nesër fillon dhënia e dozës së dytë të vaksinës për personelin shëndetësor në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ju ka bërë thirrje personelit shëndetësor të vaksinuar më 5 maj që nesër të marrin dozën e dytë të vaksinës në sallën ‘1 Tetori’.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë tregohet se personat që do të vaksinohen nesër janë duke u kontaktuar përmes telefonit.

Tutje në njoftim ministria bënë të ditur se do të respektohem terminët sipas listës.

Personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër”, thuhet ndër të tjera në njoftim./GazetaSinjali/

Read Previous

Kërkohet vaksinimi i stafit të qendrave sociale

Read Next

“Handikos Gjakova” festuan 1 Qershorin me aktivitete të veçanta