Pas përfundimit të tetorit rozë që shënon muajin e përkujdesjes së grave për kancerin, nëntori është muaji botëror për shëndetin e burrave. Në këtë muaj fokusi është tek kanceri i prostatës, ai testikular si dhe përgjithësisht shëndeti mendor. Drita Pazhari thotë se kanceri i prostatës tek meshkujt është i dyti për nga vdekshmëria.
Trajtimi i kancerit të prostatës varion sipas rasteve, thotë Pazhari mes tjerash.
Në fazat e hershme, kanceri i prostatës nuk ka ndonjë simptomë të theksuar.
Doktoresha apelon që edhe nëse nuk kanë simptoma, meshkujt duhet të kryejnë vizita mjekësore, në mënyrë që të shmangin komplikimet e mundshme. Kjo vlen sidomos për meshkujt pas moshës 40 vjeçare që mund të jenë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës.