Nëntë të lënduar në aksidentin në Bardhosh

Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në Bardhosh.

Në aksidenti ishin të përfshirë tre vetura dhe një autobus.

Kështu për Klankosova.tv bëri Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.

Read Previous

​PSD nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale

Read Next

Presidenti i Haitit u lut për ndihmë në telefon për 10 minuta me radhë përpara se të vritej