Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në USAID, Kerry Monaghan Hogler kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë.
Në takim ishte i pranishëm edhe dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”.
/telegrafi/