Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e lumit Llukac (Trakaniq) në Gjakovë

Komuna e Gjakovës ka nënshkruar kontratën mes organizatës SHe-Era dhe ArcProject  për fillimin e punëve në rehabilitimin në shtratin e Lumit Trakaniq. Kryetari i komunës, Ardian Gjini ka thënë se  lumi Krena do të jetë projekti i radhës që do të vazhdohet edhe në dy faza.

Përfaqësuesit e organizatës SHe-Era falënderuan komunën e Gjakovës per bashkëpunimin si dhe treguan që ky projket ka të bëjë me ujë të pastër në Gjakovë.

Ndërsa nga ArcProject u tha që ne si kompani implementuese do të bëjmë të pamundurën që ta realizojmë ashtu siç është e paraparë në preventivin dhe paramasat e parallogarisë që i kemi.

Kryetari i komunës ka uruar kompanitë përfituese dhe organizatën SHe-Era për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm.

Read Previous

Rritje e numrit të të infektuarve por nuk pritet të ketë mbyllje

Read Next

Filloi pastrimi i deponisë në paralagjen Dardania