Filloi pastrimi i deponisë në paralagjen Dardania

Transmetimi i storjes së ekipit të Syrit ditën e djeshme duket se nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Sot ekipet e kompanisë në bashkëpunim me komunën, respektivisht zyrën për menaxhimin e mbeturinave kanë marrë aksion duke larguar këtë deponi me mbeturina në rrugën “Fitim Domi”. Por përveç kësaj në ditët në vijim do të bëhet edhe pastrimi i deponive tjera në këtë komunë

Poashtu një nga banorët e lagjes, tha se është shumë i kënaqur me këtë aksion që ka marrë kompania “Çabrati” dhe shpreson që ndërgjegjja e qytetarëve të rritet sa më shumë për një ambient më të pastër.

Gjatë ditës sa ishin duke u larguar mbetjet sanitare, kompania ka bërë edhe largimin e mbetjeve inerte.

Read Previous

Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e lumit Llukac (Trakaniq) në Gjakovë

Read Next

Zemaj paralajmëron kufizim të lëvizjes nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve