Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e urës së re të Rogovës, konfirmon Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e urës së re të Rogovës.

“Ura e re e Rogovës, më në fund po jetësohet, urë kjo që ka rëndësi të madhe për Gjakovën, në veçanti për zonën e Hasit”, ka shkruar ai.

“Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milion euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave”.

Aliu ka shtuar se shumë shpejtë do të fillojnë punimet për ndërtimin e urës.

/klankosova/

Read Previous

Përkundër që bizneset janë tatimpagues të rregullt, zëvendës kryeministri Bislimi i akuzon ato sepse “ankohen” vazhdimisht

Read Next

Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për sport