Nënsekretarja amerikane falenderon Osmanin për pritje të dielën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mëngjesin e të dielës e ka pritur nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen.

Kur arriti në Presidencë, Allen e falënderoi Osmanin për pritjen.

“Faleminderit për pritjen, veçanërisht të dielën”, tha Allen.

Ndërkaq Osmani ia ktheu duke thënë se e diela “është ditë pune për ne”.

Ato do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja./Express

Read Previous

Spanjë, turizmi nën presion për shkak të thatësirës së madhe

Read Next

New York Times: NATO po konsideron dërgimin e ushtarakëve në Ukrainë