Nën kërcënimin e armës, grabitet një grua në shtëpinë e saj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e enjte në Prishtinë.

Siç njofton policia, persona të panjohur nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash në shtëpinë e një gruaje.

“Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj, kanë hyrë disa persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash në vlerë të konsiderueshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në njoftim.

Rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Read Previous

Policia jep detaje lidhur me sulmin fizik ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit në minierën në Stan Tërg

Read Next

Netanyahu: Nuk ka pauza disa orëshe ditore të luftës ndaj Hamasit