Nelson Hysa, 4 fitore në 4 ndeshje në boksin profesionist (VIDEO)

Nelson Hysa shënon fitoren e katërt në boksin profesionist. Ndeshja u zhvillua në Gjermani, me një ndër boksierët më të mirë të Gjermanisë, Al Durmazi.

Nelsoni i ka fituar me “knockout” të gjitha ndeshjet.

Dueli i tij i fundit u zhvillua në Leverkusen të Gjermanisë, nën kujdesin e Federatës Gjermane të Boksit.

Nelson Hysa është 22 herë kampion në boksin olimpik, si edhe medalisti i parë shqiptar në një Kampionat Evropian./A2news/

Read Previous

Situata e përkeqësuar e motit, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Read Next

Çfarë duhet të bëjë Europa nëse Rusia përdor armë bërthamore?