Nedim Bajrami po e kompleton transferimin te Sassuolo

Nedim Bajrami i ka orët e numëruara si futbollist i skuadrës italiane Empoli.

Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga skuadra bardhekaltër gjatë afatit kalimtar të janarit, por do të mbetet sërish në Serie A.

Sassuolo pritet të jetë skuadra e re e Bajramit, pasi klubi toskan është në bisedime me Empolin për transferimin e shqiptarit.

Calciomercato ka raportuar se palët janë në bisedime të avancuara dhe vet Bajrami ka dhënë dritën e gjelbër për tu transferuar në Mapei Stadium.

Empoli synon të fitojë rreth tetë milionë euro nga largimi i Bajramit, shumë që konsiderohet në rregull nga Sassuolo.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje në Serie A ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar një një tjetër. /Telegrafi/

Read Previous

Bankat e Eurozonës shtrëngojnë dhënien e kredive

Read Next

Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë