Në Zvicër u mat 0°C edhe në lartësinë 5298 metra

Një rekord prej gati 5,300 metrash u desh të arrihej që Shërbimi Meteorologjik Zviceran të matë shenjën zero gradë Celsius, raportoi MeteoSuisse, ndërsa një alarm për valë të nxehti u shpall në pjesën më të madhe të vendit.“Radiostacioni Payerne, në Zvicrën verilindore, natën e 21 gushtit 2023, mati një izotermi prej 0 gradë Celsius në një lartësi prej 5,298 metrash, më i larti që nga fillimi i matjeve në vitin 1954”, njoftuan sinoptikanët zviceranë në rrjetin social X (Twitter. ) .

Rekordi i mëparshëm u mat më 25 korrik 2022 në 5,184 m, shtoi MeteoSuisse.

Temperatura ulet me lartësinë, kurse lartësia mbi të cilën temperatura zbret nën 0 gradë ndryshon në varësi të kohës së vitit dhe kushteve meteorologjike.

“Kjo izotermi nën zero ndan shtresat e ajrit me temperatura mbi 0 gradë Celsius në lartësi më të ulëta dhe ato me temperatura nën zero në lartësi më të larta,” shpjegon shërbimi i motit në faqen e tij të internetit.

Për shkak të ndikimit të madh në zhvillimin e bimëve, në kufirin e borës dhe ciklin e ujit, ky informacion zë një vend të jashtëzakonshëm në parashikimin meteorologjik dhe luan një rol të madh në jetën e përditshme të zonës alpine.

Zvicra, ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, është aktualisht nën ndikimin e një vale të nxehti me temperatura që kalojnë 30 gradë në lartësi deri në 800 metra që nga e premtja.

Vala e të nxehtit do të zgjasë deri të enjten, ndërsa priten temperatura deri në 37 gradë Celsius./Alsat.mk/

Read Previous

Katër vjet nga shpërndarja e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës

Read Next

“Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian” – tetë pikat e deklaratës së përbashkët të lëshuar në Athinë nga liderët e Ballkanit