Në vitin 2021 Policia në Gjakovë ka shqiptuar 46,993 tiketa trafiku

Policia e Kosovës, respektivisht njësitet relevante të trafikut rrugor në rajonin e Gjakovës në vazhdimësi implementojnë plane operative me theks të veçantë për sigurinë rrugore. Komandanti i trafikut rajonal kapiten Albin Sahatqija tha se gjatë analizës që është bërë nga kjo njësi muaji janar i këtij viti në krahasim me vitet paraprake ka qenë më i qetë dhe numri i aksidenteve ka rënë dukshëm.

Si masa mbrojtëse për parandalimin e aksidenteve ka qenë shqiptimi i gjobave ndaj kundërvajtësve. Në vitin 2021 janë shqiptuar 46,993 tiketa trafiku.

Duke marrë parasysh se çdo vit ndodhin aksidente prej tyre edhe ato me fatalitet. Njësia e trafikut ka evidentuar edhe të ashtuquajturat pikat e zeza siq janë Qerim, Hereq, Ponoshec, Bishtazhin, Raqë.

Tutje komandanti Sahqtija shtoj se njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë do të vazhdoj me marrjen e masave të ndryshme preventive dhe ndëshkuese, gjithmonë me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, sidomos ato me pasoja të rënda.

Read Previous

KHF “Vëllaznimi” i fillon përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit 2021/2022

Read Next

78-vjetori i Masakrës së 4 Shkurtit 1944 në Tiranë