Në Universitetin e Gjakovës prijnë kandidatet femra në konkursin për bursa nga Ministria e Arsimit

Ministria arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit ditë më parë ka hapur konkurs për ndarjen e bursave në programet baçelor dhe master për studentët e universiteteve publike. Në Universitetin e Gjakovës ‘’Fehmi Agani’’ në këtë konkurs prijnë kandidatet femra. Disa nga ato ndan për televizionin Syri vlerësimet e tyre sa i përket kësaj burse përfituese.

Ndërkaq këtë vit përveç bursave studentët janë liruar edhe nga pagesa semestrale, për këtë mjaft e lumtur është shprehur Venera Sadikaj studente në këtë universitet e cila tha se përveç ndihmës financiare kjo është edhe një përkrahje morale për studentët.

Kujtojmë se konkursi do të jetë i hapur deri më 8 nëntor siç është bërë e ditur nga MASHTI. Kandidatët që aplikojnë për përfitim të bursës kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh, pas shpalljes së rezultateve. 

Read Previous

Pjesa e sipërme e tabelës dhe arena evropiane, synimet kryesore të KH “Vëllaznimit”

Read Next

Gjakovë, parabugim prej 30 ditësh për personin që ka kryer vepër penale