Masat e reja për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19 janë marrë ditë më parë nga qeveria e Kosovës. Ndër to është edhe paraqitja e dëshmisë së vaksinimit të plotë ose të pjesshëm gjatë shfrytëzimit të transportit publik. Në njërën nga linjat e transportit urban që vizituam sot kondukteri tha se cdo pasagjerit i kërkohet dëshmia e vaksinimit por që ka edhe nga ata që nuk e posedojnë. Ai tha gjithashtu që është e vështirë t’i kërkohet një të moshuari të dal nga autobusi për këtë arsye.
Secili qytetarë që e shfrytëzojnë transportin urban gjatë kohës kur u kërkohet pagesa transportit poashtu ju kërkohet edhe dëshmia e vaksinës anti-covid.