Në Qendrën e Transfuzionit të gjakut në Gjakovë ditëve të fundit ka numër të kënaqshëm të dhuruesve, të cilët vinë që të përmbushin nevojat që ka klinika për këto doza. Zakonisht kërkesat dhe nevojat për gjak janë të vazhdueshme pasi që dimë që gjaku ka jetëgjatësinë e kufizuar kështu tha mjeku përgjegjës këtu, Jeton Zenuni.
Zenuni mes tjerash tregoi edhe për grupin e gjakut i cili kërkohet më shumë dhe ka më shumë mungesë.
Ndërkaq sa u përket kampanjave sensibilizuese ai u shpreh se do të ishte mirë që komuna e gjakovës të kishte një degë marketingu
Njëherit Zenuni bëri apel që të ketë më shumë vullnetarë për dhurimin e gjakut.