Në Tetovë nis vala e katërt e koronavirusit

Rreth 70 persona kërkojnë ndihmë brenda ditës

Javën e fundit, Tetova është qyteti i dytë në nivel vendi me më shumë raste aktive. Janë mbi 600 raste aktive, kurse ditëve të fundit shënohen mbi 80 raste në nivel ditor.

“Jemi në situatë ku kemi rritje graduale të numrit të pacientëve, një pacient brenda 24 orëve ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për paciente diku 31-vjeçare. 40 pacientë i kemi me oksigjeno-terapi si dhe katër raste të rënda”.

Situata me Covid-19 në Spitalin e Tetovës është mjaft serioze, tashmë janë në funksion spitali modulare si dhe qendra infektive. Momentalisht janë të hospitalizuar 47 persona ndërkaq 5 prej tyre janë pacient që kanë pranuar dy doza të vaksinës. Sipas mjekut koordinator situata me të hospitalizuarit është serioze.

“Kemi pasur 67 pacientë brenda 24 orëve të kaluara, kjo është një shenjë që na tregon se ditët në vijim priten ende pacient të hospitalizuar dhe në ambulantë”.

Nga të hospitalizuarit në Spitalin e Tetovës nuk ka evidencë për llojin e variantit të infektimit. Nga atje thonë se nuk bëhet fjalë për klaster të ri, por për raste të ndara.

“Rastet janë të gjitha sikur të ndara, dasma dikush ka prej jashtë, kemi lloj-lloj raste, do ishte mirë sikur të izolohen rastet, por kemi lloje te ndryshme”.

Kjo rritje e numrit në Komunën e Tetovës dhe komunat rurale është quajtur si valë e katërt e koronavirusit e cila siç deklarojnë autoritetet e shëndetësisë, ishte pritur në fund të muajit Gusht.

Read Previous

Nuk ka të drejtë të luajë me Interin, Eriksen nis bisedimet me skuadrën tjetër evropiane

Read Next

​Pamje mbi tunelin e Kalimashit, Peleshi falënderon Kosovën