U përdor për herë të parë në Superkupën e Italisë, sa i përket futbollit italian, ndërsa që nga xhiroja e ardhshme, teknologjia e pozicionit jashtë loje do të përdoret edhe në Serie A.
Mediet italiane bëjnë me dije, se pas bëri “debutimin” në finalen e Superkupës së Italisë mes Milan-it dhe Inter-it më 18 janar në Ryadh, tashmë pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik do të përdoret edhe në kampionatin kryesor të futbollit italian.
Duke folur për këtë risi, arbitri italian Gianluca Rocchi sqaroi: “Ndoshta do ketë një vonesë në fillim, por gjëja më e rëndësishme është saktësia e vendimit”.
Pra, futbolli modern tani është duke u bërë me teknologji të shumta, të cilat minimizojnë gabimet e gjyqtarëve gjatë ndeshjeve. /Albanianpost.com