Në seancë debatohet për situatën ekonomike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish sot për ta vazhduar seancën e mbetur në gjysmë të javës së kaluar.

Në rend të ditës për diskutim është debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ndërkohë, pritet të shqyrtohen edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Raporti vjetor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.

Të zgjedhurit e popullit do të tentojnë edhe kësaj radhe të bëjnë plotësim-ndryshimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare./KosovaPress/

Read Previous

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Haki Rugovës

Read Next

Haradinaj: Secilën ditë të qershorit, shënojmë realizimin e ëndrrës së shumë brezave