Në qytetin e Gjakovës vendosen fotografi të serbëve të dyshuar për krime lufte

Shoqata për krime lufte “Gjakova98-99” së bashku me vullnetarë të tjerë ka vendosur nëpër parqe, rrugë e sheshe të qytetit të Gjakovës fotografi të serbëve të dyshuar për krime në luftën e fundit të Kosovës.Dihet se krimet  përfshijnë vrasje, keqtrajtime dhe shkatërrim të pronës..Sanije Berisha na tha se jo vetëm si anëtare e shoqatës por edhe si nënë që e ka humbur djalin kjo është më e pakta që mund të bëjmë.Cdoherë kemi paraqitur dëshmi e emra e këtë herë publikuam fytyrat e gjithsecilit që ka kryer krime, tha ajo.

E vetmja dëshirë e secilës familje që kanë humbur më të dashurit e tyre është që të dënohen të gjithë ata që kanë kryer këto krime.

Drejtuesja e Shoqatës për Krime Lufte “Gjakova 98-99”,Shkendije Hoda ka thënë për televizionin Syri se janë në përgatitje edhe të 100 padive të ngritura nga qytetarët e Komunës së Gjakovës ndaj kryerësve të këtyre veprave macabre.Përndryshe deri më tani janë dërguar 3500 padi në Policinë e Kosovës- Departmenti i Krimeve të Luftës si dhe në prokurinë speciale. Ky proces ndoshta do të zgjasë me vite, por jemi të bindur që rezultatet do të jenë pozitive thonë përfaqësues të shoqatës.

Read Previous

Gjakovë, 4 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Po vazhdon vaksinimi i qytetarëve në komunën e Gjakovës