Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Gjakovë ka pak kohë që ka filluar të ofrojë shërbime për qytetarë ndërsa Qendra e vjetër që tani është emërtuar si Qendra e mjekësisë familjare 1 po vazhdon punën por shërbimet janë më të limituara. Vetëm në muajin e kaluar në Qendrën e e vjetër janë ofruar 4156 shërbime ndërsa në qendrën kryesore të mjeksisë familiare të re janë dhënë 3512 shërbime kështu tha për Televizionin Syri drejtoresha e shëndetësisë, Afërdita Spahiu Shllaku.
Ajo shtoi që lajm i mirë për qytetarët e Gjakovës është që shumica e qytetarëve tashmë janë të vaksinuar dhe kjo falë punës dhe angazhimit të punëtorëve të kësaj qendre.
Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Gjakovë ditëve të fundit ka qenë edhe përfituese e një automjeti frigorifer i cili do të përdoret për nevojat e kujdesit parësor shëndetësor konkretisht njësisë së vaksinimit.