Sikurse të gjitha qendrat tjera të votimit edhe ajo në fshatin Lipovec është hapur në orën 7 të mëngjesit.
Në këtë qendër janë dy vendvotime. Qytetarët që erdhën për të votuar ishin të paktë në orët e hershme të mëngjesit. Ata u shprehën se pas zgjedhjeve presin një zhvillim ekonomik dhe vende të punës.
Në vendvotime prezentë ishin komisionerët dhe vëzhguesit e këtij procesi dhe poashtu furnizimi me materiale sensitive ishte i mjaftueshëm. Theksojmë se menaxheri i kësaj qendre nuk është pronocuar para kamerës së televizionit Syri për faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka ndaluar menaxherëve të qendrave të votimit prononcimin për media. Një vendim i tillë u bë i ditur pas një orë e gjysmë, prej kur janë hapur qendrat e votimit në Gjakovë , Komisioni Komunal Zgjedhor pëmes telefonit i ka njoftuar ata që të mos deklarohen rreth procesit zgjedhor.