Në qendrën e votimit në Bishtazhin të drejtë vote kanë mbi 3 mijë qytetarë

Procesi i votimi në këtë qendër ka nisur me kohë dhe pa ndonjë problem. Menaxheri i kësaj qendre, Pal Quni tha se të drejtë vote këtu kanë mbi 3 mijë qytetarë dhe se furnizimi me materiale sensitive është bërë me kohë.

Qytetarët që erdhën për të votuar në orët e hershme të mëngjesit ishin të pakt në numër. Ata e zhvilluan këtë proces në vendvotimet përkatëse. Një ndër votuesit tregoi se çfarë pret pas këtyre zgjedhjeve. Në komunën e Gjakovës janë të regjistruar 113 mijë e 165 qytetarë të cilët kanë të drejtë vote. Theksojmë se në gjithë vendin po mbahen zgjedhjet lokale, të shtatat me radhë për kuvende komunale dhe të pestat për kryetarë të komunave.

Read Previous

Fluks më i madh në qendrën e votimit “Yll Morina”

Read Next

Asnjë i vdekur dhe 10 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë