Në qendrat mjekësore në Gjakovë ka sasi të konsiderushme të serumave

Kur fillojnë të ngritën temperaturat, prania e qenëve endacak e sidomos e gjarpërinjëve është tejet prezente dhe mundësia për ndonjë kafshim të mundshëm nga qentë endacak apo edhe nga gjarpërinjët mund të jetë shumë e afërt. Dr. Jeton Vorfi shef i repartit të emergjencës në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë tha se kanë pranuar raste të kafshimit të gjarpërinjëve dhe të qenëve por që janë trajtuar me kujdes dhe gjendja e tyre është përmirësuar për pak ditë.

Në raste të tilla shtrohet pyetja nëse personat e kafshur nga qentë apo nga zvarranikët që duhet të trajtohen me serume, spitali a posedon serume të mjaftueshme?

Ndërkaq sipas zyrtarëve të QKMF në Gjakovë mësohemi se në këtë qendër posedojnë vetëm sasi të konsiderushme të serumeve kunder prerjes apo shpimit me gjëra të kontaminuara.

Qytetarët gjithashtu duhet të jënë shumë të kujdesshëm në këto kohë, pasiqë rreziku mund të jëtë përmanent kudo, kështu u apelua nga profesionistët shëndetësor.

Read Previous

Grenell thotë se nuk punon më për Qeverinë amerikane, kritikon Kurtin për mungesë vizioni

Read Next

Të verbërit përkohësisht me zyrë të re