Në Premier Ligë bonuset e lojtarëve tashmë do të paguhen edhe me Bitcoin

“Epokë” e re në Premier League!

Zyrtarisht, klubi i Southamptonit ka të drejtë t’i paguajë bonuset e ndryshme të lojtarëve me Bitcoin.

Pas marrëveshjes së re 3-vjeçare me kompaninë Coingaming Group, kompania pronare e Sportsbet.io, që është sponzori i fanellave të Southamptonit, skuadra angleze ka fituar të drejtën ligjore që bonuset e ndryshme të lojtarëve të mund t’i paguajë me Bitcoin.

Klubi i Southamptonit dhe kompania Coingaming Group janë shprehur të lumtur për këtë marrëveshje, duke shkruar që kjo mënyrë e pagesës është profitabile për të gjithë dhe përfitimet e ndryshme nga përdorimi i Bitcoin vetëm sa do të shtohen në të ardhmen.

Read Previous

Disa nga gjërat që nuk e prishin agjërimin tuaj

Read Next

Pas paralajmërimit të Kosovës për kthimin e reciprocitetit, i kundërpërgjigjet Serbia