Në prag të festës së Fitër Bajramit, 200 familje të cilat jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Gjakovës sot janë ndihmuar me pako ushqimore. Është ky donacioni i radhës nga shoqata bamirëse “Bereqeti”. Shpërndarja e këtyre pakove u bë për 100 familje që janë të regjistruara në listat zyrtare që ka qendra për punë sociale. Ndërsa 100 të tjera janë dedikuar për familjët, anëtarët e të cilave marrin shërbime në shoqatën “Handikos”. Për të parë nga afër këtë nismë erdhi edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili falënderoi shoqatën dhe gjithë bamirësit për kontributin e dhënë deri më tani.
Që nga fillimi i muajit të Ramazanit e deri më tani janë ndihmuar 1800 familje kështu tha koordinatori i shoqatës “Bereqeti” Abdurrahman Bejtullahu, i cili njëherit shprehu mirënjohje për të gjithë vullnetmirët.
Këto ndihma janë të mirë se ardhura e padyshim që lehtësojnë gjendjen e rëndë që e kemi, thanë familjarët.
Iniciativa të tilla humanitare janë të shumta. Dihet se këto familje meritojnë më shumë përkrahje e sidomos për një jetesë më të mirë sesa që e bëjnë.