Në prag të ditës ndërkombëtare të komunitetit rom OJQ ”Roma in Action” zëvendëskryeministri I Kulturës Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall dhe akterë të tjerë janë takuar me kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Në takim është diskutuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet sot ky komunitet.
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Sejnur Veshall theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është tejet i rëndësishëm.
Drejtoresha për Kulturë Rini e Sport në Gjakovë Adea Roka, premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuna dhe dikasteri që ajo udhëheq.
Ky takim u realizua në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve që shënohet nesër me 8 prill.