Futbollisti belg Miguel van Damme ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 28-vjeçare pasi humbi betejën me Leukeminë.
Van Damme u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen gjatë një kontrolli mjekësor përpara sezonit 2016-17 dhe luftoi me guxim kundër sëmundjes për më shumë se pesë vjet.
Ai la pas gruan dhe vajzën e vogël.
Pasi kanceri u kthye dy herë, Van Damme me trishtim u tha mbështetësve në shtator të vitit 2020 se ai ishte kthyer për herë të tretë dhe do të ishte i pashërueshëm.
Bashkëshortja e tij, Kyana Dobbelaere, bëri një postim prekës pas vdekjes së tij.
“E dashura jonë, babi u largua në ndeshjen e tij të fundit mbrëmë, një ndeshje që nuk mund të fitohet më”, shkroi ajo.
/Telegrafi/