Në ministrinë e Mbrojtjes shënohet Dita e Komunitetit Turk

Në Ministrinë e Mbrojtjes u shënua Dita e Komunitetit Turk, ku u organizua pritje zyrtare për ushtarakët dhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së nga ky komunitet.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Adnan Rexhepllar, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe shefi grupit parlamentar multietnik, Enis Kervan., njofton Klankosova.tv.

Maqedonci në këtë ditë theksoi se komuniteti turk gëzon një respekt të veçantë të cilët e kanë fituar me punën dhe përkushtimin e tyre në institucionet e Kosovës. Ai shprehu angazhimin e tij maksimal që në ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK të rritet numri i pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, duke përfshirë dhe komunitetin turk, bën me dije ministria përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, theksoi se historia e angazhimit të komunitetit turk dhe kontributi i këtij komuniteti është në të gjitha fazat e krijimit të shtetit tonë dhe veçanërisht në ndërtimin e FSK-së./Express

Read Previous

​Protesta për largimin e profesorit të UP-së, ndërhyn Policia

Read Next

Evropa po piqet në “stresin ekstrem të nxehtësisë” duke i shtyrë temperaturat në nivele rekord