Në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, pritje të gjata për të dalë nga Kosova

Pritjet e bashkatdhetarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova, kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm.

Pritje më të gjata për të dalë nga Kosova vërehen në pikën kufitare në Merdarë, ku bashkatdhetarët po detyrohen të presin deri në 3 orë.

Sipas një njoftimi nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje të gjata në dalje ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet në pikë janë deri në 1 orë e gjysmë.

Ndërkaq në pikat tjera kufitare vërehet një fluks më i vogël i automjeteve, ku edhe pritjet nuk janë aq të gjata./Telegrafi/

Read Previous

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Read Next

Dua Lipa, e nominuar sivjet në gjithsej katër kategori çmimesh në MTV Video Music Awards 2021