Ditëve në vijim do të diskutohet për një lokacion të ri për shisha baret

Veprimtaritë që shërbenin si shisha bare në Çarshinë e Vjetër në Gjakovës, janë mbyllur me urdhër të inspektoriatit të Gjakovës duke e respektuar kështu vendimin që shisha baret nuk mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në afërsi të shtëpive.

Ky vendim ishte aprovuar kohë më parë mirëpo së fundmi ka gjetur zbatim. Shumica e tyre nuk e kanë ndryshuar veprimtarinë por janë mbyllur në tërësi madje disa nga to kanë vendosur edhe mbishkrime si “Prona në shitje”. Ndërsa dje në mbledhjen e komisionit për politikë dhe financa disa anëtarë të Asamblesë Komunale të cilët janë edhe anëtarë në këtë komision kanë thënë që pronarët e shisha bareve kanë kërkuar zgjidhje për ndonjë lokacion të ri i cili i plotëson kushtet për këtë veprimtari.

Këtyre propozimeve i është përgjigjur drejtori i inspektoriatit duke thënë që nëse do të merret ndonjë vendim i ri në asamble për lokacion të ri të shisha bareve, i njejti do ta zbatoj me përpikmëri.

Theksojmë se ditët pasuese të diskutohet çështja e shisha bareve se kur dhe në cilin lokacion do të lejohet ushtrimi i kësaj veprimtarie.

Read Previous

Operacion i madh i Policisë, goditet grupi kriminal, arrestohen pesë persona

Read Next

“Shtëpia e Sigurtë” merr mbështetje prej Zyrës së bashkëpunimit Zviceran në Kosovë