Në komunën e Gjakovës këtë vit planifikohen të mbillen rreth 5 mijë hektarë tokë me grurë

Është koha optimale e mbjelljeve vjeshtore. Kultivuesit e kulturave bujqësore në komunën e Gjakovës kanë filluar sezonën e mbjelljeve vjeshtore. Në mesin e tyre është edhe Hajredin Kastrati i cili prej vitesh merret me këtë veprimtari. Ai na tregoi se këtë vit ka planifikuar të mbjellë 70 hektarë tokë me grurë, por ka edhe sipërfaqe të tjera të mbjellura me misër. Por një sfidë për të është kontrata njëvjeqare që ka për shfrytëzimin e kësaj prone. Një gjë e tillë po e pengon Hajredinin ta zgjeroj edhe më shumë këtë veprimtari.

Përveq vështirësisë me pronat fermerët po përballen edhe me qmime të larta të blerjes së sasisë së farës dhe të plehut. Ndërsa në treg ofrohet një çmim i ulët për grurin.

Procesin e mbjelljeve po e monitoron nga afër drejtori në detyrë i bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Gjakovë, Haxhi Sejdiu, i cili tha se këtë vit besohet se do të mbillen rreth 5 mijë hektarë me grurë, marrë parasysh kushtet e mira agroklimatike.

Sejdiu tha se femerët si Hajredini të cilët plotësojnë të gjitha kriteret dhe se janë kultivues të mirëfilltë, për faktin se falë paisjeve adekuate ata po arrijnë të mbjellin sipërfaqe të mëdha me kultura bujqësore. Mirëpo pengesë po ta po del të jenë pronat që merren me qera nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit.

Komuna e Gjakovës njihet edhe për tokën e saj të bereqetshme. 
Andaj ekspert të bujqësisë porosisin që të mbillen sa më shumë sipërfaqe me grurë dhe thonë se kjo mund të bëhet deri në mes të nëntorit.

Read Previous

Mulliri i Qemajl Begut dikur monument kulturo-historik, tani ka mbetur nën rrënoja

Read Next

Grenell thotë se të qenit i dërguar Presidencial për Kosovën dhe Serbinë, qe detyra e tij më e preferuar