Në komunën e Gjakovës janë të mbjellur rreth 4500 hektarë tokë me misër

Yll Rexha nga fshati Dobrosh është njëri nga fermerët e komunës së Gjakovës që për më shumë se 18 vjet merret me kultivimin e kultures bujqësore, misrit. Ai ka të mbjellura rreth 30 hektarë me misër dhe ka disa ditë që ka filluar me korrjen e tij. Sipas tij kushtet klimatike kanë bërë që në këtë vit të ketë më pak rendiment të misrit.

Për të parë nga afër fushatën e korrjes së misrit erdhi edhe drejtori në detyrë i bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural Haxhi Sejdiu, i cili tha se në komunën e Gjakovës janë të mbjellura rreth 4500 hektarë tokë me misër.

Përkundër punës shqetësuese për fermerët vazhdon të jetë procedura e aplikimit të subvencioneve nga ana e ministrisë. Ylli tha se dokumente të shumta që iu kërkohen atyre jo vetëm që po ju shkaktojnë humbje por edhe mangësi në zhvillimin e veprimtarisë.

Misri është baza e parë kryesore e të ushqyerit për shumicën e kafshëve. Pa një klultivim intensiv të misrit nuk ka një zhvilim të blegtorisë thonë fermerët e kësaj ane.

Read Previous

Prokuroria Themelore në Gjakovë në periudhën Maj-Gusht 2021 ka kryer 634 kallëzime penale

Read Next

​Mehaj: Jemi drejt realizimit të kapaciteteve të plota të FSK-së