Në këto pjesë do të ndalet rryma nesër në Gjakovë

KEDS ka njoftuar se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat i kësaj në disa vende do të ketë ndërprerje të rrymës.

Punime në projekte investive

1.

TS 35/10[kV] Gjakova 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Beci (kodi: 80080010) prej orës 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: Fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunari, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq dhe rr. Mark Malota (një pjesë).

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave të tensionit të mesëm, demontimi dhe montimi i konzollave, demontimi dhe montimi i izolatorëve të rinj dhe punime tjera elektrike në kuadër te LOT 10 Feeder 1 Gjakovë.

Read Previous

Super rikthim i Bad News Eagles, mposhtin ekipin kinez dhe kualifikohen në gjysmëfinale

Read Next

Në këtë qytet gjobiteni nëse bëni ‘selfie’